Bledi Shkëmbi përpara finales

- Bota Sot

Bledi Shkëmbi përpara finales

Tirana dhe Pogradeci do të përballen nesër në orën 18:00 në sfidën e vlefshme për play out-in e Kategorisë Superiore. Në prag të sfidës me ekipin liqenor, trajneri i bardhebluve ka dalë në prononcim për mediat.

“Vendimtare, ndeshja e fundit, e sezonit. Më gëzon në stërvitje se janë rikthyer 2-3 futbollistë, që ndeshjen e fundit kishin probleme. Jemi stërvitur mirë, kemi folur nga ana psikologjike, për pjesën që duhet të luajmë të qetë, të luajmë futbollin më të mirë të mundshëm që kemi luajtur në këtë kampionat, shpresojmë të kemi dhe fat.

Nuk i druhem faktit të presionit, ndeshje vendimtare që futbollistët duhet të bëjnë më të mirën e tyre. Janë të rritur, kuptojnë rëndësinë e këtij momenti, ndeshje dhe klubi. Kemi kaluar vit goxha të vështirë, jam i bindur që fundit do të jetë i gëzueshëm.

Njeriu gjithmonë ka shpresë për më mirë. Rikthimi im ishte duke menduar dhe duke patur besim për të bërë më mirë. Ndoshta nuk është momenti për të bërë analizë, e rëndësishme të shpëtojmë sezonin dhe pastaj të shikojmë çfarë do bëjmë.

E ardhmja te Tirana? E rëndësishme është kjo ndeshje, patjetër që shikoj, çdo trajner kërkon të rrijë sa më gjatë te një skuadër. Ka kohë pastaj për të vendosur dhe për të bërë më të mirën për skuadrën dhe klubin. E rëndësishme të fitojmë këtë ndeshje dhe të qëndrojmë në Superligë”, u shpreh trajneri Shkëmbi.



Read it all at Bota Sot