Gazetari Lirim Mehmetaj ka zbuluar një skandal të madh korruptiv që e përfshin ministrin në detyrë të Bujqësisë, Faton Peci, i cili dyshohet për nënshkrimin e një kontrate të paligjshme që, sipas tij, i ka shkaktuar shtetit një dëm kolosal prej 60 milionë eurosh.
Mehmetaj ka bërë publike detaje të kontratës së nënshkruar më 10 janar 2025, e cila sipas tij është lidhur në mënyrë të kundërligjshme me një kompani private të sapoformuar, për projektin “Funksionalizimi i objekteve për përpunimin e produkteve shtazore”.
“Qikjo është një kontratë, kontratë publike ‘Funksionalizimi i objekteve për përpunimin e produkteve shtazore’ e arritur më 10.01.2025. Befasi, kjo është kontratë e nënshkruar prej Faton Pecit dhe një kompanie private. Kam parë krime të ndryshme, por qesi niveli të krimit ku secili rresht i kontratës është krim më vete, unë kurrë nuk kam parë. Dëmi total është diku rreth 60 milionë euro.” – deklaroi Mehmetaj.