“60 milionë euro dëm”: Mehmetaj publikon kontratën ilegale të Faton Pecit me një kompani private

- Gazeta e Prizrenit

“60 milionë euro dëm”: Mehmetaj publikon kontratën ilegale të Faton Pecit me një kompani private

Gazetari Lirim Mehmetaj ka zbuluar një skandal të madh korruptiv që e përfshin ministrin në detyrë të Bujqësisë, Faton Peci, i cili dyshohet për nënshkrimin e një kontrate të paligjshme që, sipas tij, i ka shkaktuar shtetit një dëm kolosal prej 60 milionë eurosh.

Mehmetaj ka bërë publike detaje të kontratës së nënshkruar më 10 janar 2025, e cila sipas tij është lidhur në mënyrë të kundërligjshme me një kompani private të sapoformuar, për projektin “Funksionalizimi i objekteve për përpunimin e produkteve shtazore”.

“Qikjo është një kontratë, kontratë publike ‘Funksionalizimi i objekteve për përpunimin e produkteve shtazore’ e arritur më 10.01.2025. Befasi, kjo është kontratë e nënshkruar prej Faton Pecit dhe një kompanie private. Kam parë krime të ndryshme, por qesi niveli të krimit ku secili rresht i kontratës është krim më vete, unë kurrë nuk kam parë. Dëmi total është diku rreth 60 milionë euro.” – deklaroi Mehmetaj.

Ai e ka cilësuar këtë rast si një nga veprat më të rënda korruptive të regjistruara në institucionet shtetërore, ndërsa ka kërkuar përgjegjësi ligjore dhe institucionale për këtë aferë që, sipas tij, është shembull flagrant i keqpërdorimit të parasë publike.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit