Klubi anglez nuk ia del të bëjë mrekullinë

- Bota Sot

Klubi anglez nuk ia del të bëjë mrekullinë

Luton është mposhtur në transfertë nga Uest Brom. Këto të fundit fituan me rezultatin 5-3 në sfidën e vlefshme për javën e fundit të Championship.

Luton e mbylli kampionatin si vend i 22-të. Kështu dhe ka rënë nga kategoria, për të dytin sezon radhazi.

Dhe pse mori tri fitore në javët e fundit për të qenë pranë mrekullisë, ndeshja me Uest Brom i mohoi qëndrimin në Championship. Uest Brom ishte pa objektiva ndërkohë në këtë ndeshje.

Kujtojmë se në sezonin e kaluar Luton ishte pjesë e Premier Ligë. Përgjatë edicionit të ardhshëm do të marrë pjesë në Ligën Një.



Read it all at Bota Sot