Qeveria gjermane kundërshton akuzën e Rubios për "tirani"

- Bota Sot

Qeveria gjermane kundërshton akuzën e Rubios për "tirani"

Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio e kritikoi si "tirani të maskuar" në  Gjermani  vendimin që mori Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës duke e klasifikuar AfD-në si parti të konfirmuar ekstremiste të krahut të djathtë. "Gjermania sapo i dha agjencisë së saj të shërbimit të inteligjencës kompetenca të reja për të mbikëqyrur opozitën," shkroi Rubio të premten në shërbimin online X. "Kjo nuk është demokraci - kjo është tirani e maskuar," vazhdoi ai. Nuk është AfD ajo që është vërtet ekstremiste, por politika e imigracionit që partia e refuzon. "Gjermania duhet të ndryshojë kursin e saj”, ka kërkuar Sekretari Amerikan i Shtetit.

Ministria e Jashtme në Berlin i është përgjigjur më pas postimit të Rubios, duke deklaruar se "kjo është demokracia”. Në reagimin e Ministrisë së Jashtme në Berlin thuhet, se "ky vendim është rezultat i një hetimi të plotë dhe të pavarur për të mbrojtur Kushtetutën tonë dhe sundimin e ligjit". Fjala e fundit do tu lihet "gjykatave të pavarura", shpjegoi Ministria e Jashtme. "Ne kemi mësuar nga historia jonë se  ekstremizmi i krahut të djathtë  duhet të ndalet."

J.D. Vance dhe Musk komentojnë klasifikimin e AfD si ektremiste të djathtë

Qeveria amerikane nën Presidentin Donald Trump është e afërt me AfD. Bashkëkryetarja e AfD, Alice Weidel, mori mbështetje gjatë fushatës elektorale në Gjermani për zgjedhjet e 23 shkurtit nga këshilltari i Trump, Elon Musk dhe nënpresidenti amerikan JD Vance.

Pas reagimit nga Rubio të premten, reagime ka pasur edhe nga zëvendëpresidenti amerikan, J.D Vance dhe miliarderi, Elon Musk për klasifikimin e AfD si ekstremiste të djathtë. Vance shkroi në X se AfD është "partia më popullore" në Gjermani. Tani "burokratët po përpiqen ta shkatërrojnë".

Miliarderi amerikan i teknologjisë, Elon Musk, i cili gjithashtu punon për qeverinë e presidentit populist të krahut të djathtë të SHBA, Donald Trump e komentoi po ashtu vendimin. Në X ai shkroi se "ndalimi i AfD, partia më popullore në Gjermani, do të ishte një sulm ekstrem ndaj demokracisë". Musk e promovoi vazhdimisht AfD-në përpara zgjedhjeve federale. Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës e ka klasifikuar AfD-në si "të sigurt ekstremiste të krahut të djathtë" që nga e premtja. Arsyeja është "karakteri ekstremist i të gjithë partisë, i cili shpërfill dinjitetin njerëzor", tha Zyra Federale në Këln. Më parë, AfD në tërësi ishte klasifikuar vetëm si rast i dyshuar./DW



Read it all at Bota Sot