Eende nuk ka pas bisedime me drejtuesit e Manchester Cityt

- Bota Sot

Eende nuk ka pas bisedime me drejtuesit e Manchester Cityt

Kevin De Bryne do të largohet nga Manchester City në fund të sezonit.

Mesfushori belg muajin e kaluar mori vendim që të largohet nga cityzens, pas një periudhe dhjetëvjeçare.

Ai së fundi u pyet se a do të luaj në botërorin e klubeve, i cili nis me 15 qershor.

De Bruyne tha se ende nuk ka pasur bisedime me drejtuesit e Manchester Cityt për këtë.

“Nuk kam folur me klubin për këtë, kështu që nuk e di. Nëse duan të bisedojnë, mundemi. Por nuk jam i sigurt për këtë”, tha De bruyne për TNT.

Kontrata ne belgut me Manchester Cityn skadon me 30 qershor.



Read it all at Bota Sot