Liverpool ka përjashtuar mundësinë për të transferuar tre emra të përfolur të Premier League, sipas një raporti të ri nga gazetari i besueshëm Lewis Steele i Daily Mail.
Pasi siguroi titullin e Premier League me fitoren 5-1 ndaj Tottenham, Arne Slot dhe drejtori sportiv Richard Hughes kanë nisur të planifikojnë strategjinë e merkatos verore, me përqendrim të veçantë te përforcimet në sulm.
Megjithëse emra si Alexander Isak (Newcastle), Dean Huijsen dhe Milos Kerkez (Bournemouth) mbeten në vëzhgim, Steele konfirmon se Liverpool nuk ka në radarin e tij:
Morgan Rogers (Aston Villa) – 14 gola dhe 13 asistime këtë sezon
Joao Pedro (Brighton) – 10 gola dhe 7 asistime mes dëmtimeve
Liam Delap – i lidhur me një klauzolë prej 30 milionë £ dhe interesim nga Chelsea e Man City
Në vend të tyre, klubi ka ndjekur nga afër Xavi Simons dhe Benjamin Sesko, ndërsa Hugo Ekitike mbetet një alternativë pavarësisht kostos së lartë.
Slot është i bindur se titulli i fituar dhe atmosfera në Anfield do të ndihmojnë në bindjen e lojtarëve të mëdhenj.
“Deri tani, u kam thënë lojtarëve që duam të sjellim se tifozët tanë janë të veçantë. Pas të dielës, nuk do më duhet ta them më këtë – tashmë e dinë të gjithë.”.