Mbappe e Guler kreatorë të fitores së Realit

- Bota Sot

Mbappe e Guler kreatorë të fitores së Realit

Real Madridi ka triumfuar me rezultat 3:2 ndaj Celta Vigos. 

Fillimisht dukej se Reali do të triumfonte pa ndonjë telashe por në minutat e fundit iu vështirësuan gjërat.

Tre pikë për Realin që ia mbajnë gjallë shpresat për të mbrojtur titullin në Spanjë.

Për Realin shënuan Guler (33), Mbappe (39 e 48) dhe për udhëtuesit realizuan Rodriguez (69) e Swedberg (76).

Pas javës së 34-të, Barcelona kryeson me 79 pikë, e ndjekur nga Reali me 75 dhe Celta Vigo zë pozitën  7-të me 46 pikë.



Read it all at Bota Sot