Besnik Hasi ka marrë javë më parë drejtimin e Anderlechtit deri në fund të sezonit, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Por duket se kontrata e trajnerit shqiptar te gjiganti belg do të vazhdohet, pasi ai është në rrugë të mirë për të zënë një vend në garat evropiane.
Pas një serie prej tre fitoreve radhazi, Anderlecht zë vendin e katërt në tabelë vend që i garanton pjesëmarrjen në Ligën e Konferencës, derisa ndeshjen e ardhshme e luajnë ndaj liderit Royal Union.
Por Hasi ka për qëllim të mbetet te Anderlecht dhe ta transferojë sulmuesin Andi Zeqiri, i cili po shkëlqen me fanellën e Standart Liege si i huazuar nga Genk.