Atalanta fitoi bindshëm 4:0 si mysafir ndaj Monza tashmë të rënë në xhiron e 35-të të Serisë A italiane, duke forcuar kështu vendin e tretë në renditje dhe pothuajse duke siguruar një vend në Ligën e Kampionëve.
Charles De Ketelaere shënoi në minutat e 12-të dhe të 23-të, Ademola Lookman (47) dhe Marco Brescianini (88).
Në këtë ndeshje u paraqit Berat Gjimshiti, i cili luajti deri në minutën e 76-të kur u zëvendësua nga Juan Quadrado.
Atalanta ka 68 pikë në tabelë, përpara konkurrentëve të tjerë për dy vendet e mbetura në Ligën e Kampionëve, pasi dy të parat janë siguruar nga liderët Napoli (77 pikë) dhe Inter Milan (74).
Monza do ta mbyllë sezonin në vendin e fundit (20), pasi deri më tash ka grumbulluar vetëm 15 pikë.
Në ndeshjen tjetër sot, skuadra romake Lazio si mysafire ishte më e mirë se Empoli me rezultat 1:0.
Sot luajnë edhe dy takimet e tjera interesante ku përballen Roma-Fiorentina dhe Bologna-Juventus.
Xhiroja e 35-të e ligës elitare italiane përmbyllet nesër me duelin Genoa-Milan nga ora 20:45.