Egnatia paguan transportin dhe biletat për tifozët kundër Partizanit

- Bota Sot

Egnatia paguan transportin dhe biletat për tifozët kundër Partizanit

Egnatia ka njoftuar se do të paguajë transportin dhe biletat për tifozët, ndërsa nesër përballet me Partizanin. Klubi kampion ka njoftuar përmes rrjeteve sociale vendimin e fundit.

“Të gjithë bashkë drejt Tiranës për trofeun e rradhës! Shkojmë të marrim tgjithë bashkë çfarë na përket”, shkruan klubi i Egnatias.

Nisja nga Rrogozhina do të bëhet në orën 15:30.

Ndeshja gjysmëfinale në Final Four me Partizani do të nisë ndërkohë në orën 20:00.

Egnatia e mbylli kampionatin në vendin e parë, ndërsa Partizani në vendin e katërt. Të kuqtë do të kalonin në finale vetëm përmes fitores.



Read it all at Bota Sot