Caktohet data e finales së Kupës së Kosovës

- Bota Sot

Caktohet data e finales së Kupës së Kosovës

Zyrtare: Finalja e Kupës së Kosovës: FC Prishtina – KF Llapi zhvillohet më 21 maj në “Fadil Vokrri”

Finalja e madhe e Kupës së Kosovës ndërmjet FC Prishtina dhe KF Llapi do të zhvillohet të mërkurën, më 21 maj 2025, në ora 20:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Nga shorti i hedhur sot në selinë e FFK-së, është përcaktuar që KF Llapi të jetë skuadër mysafire në këtë përballje, raporton KosovaPress.

Biletat për ndeshjen do të dalin në shitje online përmes platformës së FFK-së një javë para ndeshjes, ndërsa çmimet nuk janë bërë të ditura ende.



Read it all at Bota Sot