Milan-Maignan, ndërpriten negociatat, francezi kërkon më shumë para

- Bota Sot

Milan-Maignan, ndërpriten negociatat, francezi kërkon më shumë para

Negociatat për rinovimin e kontratës mes AC Milan dhe portierit francez Mike Maignan janë ndalur, raporto të hënën “La Gazzetta dello Sport”.

Maignan, i cili me Milanin ka kontratë deri në vitin 2026, ka refuzuar ofertën aktuale të klubit, që përfshin një rritje prej 1 milion eurosh, duke e çuar pagën e tij në 4.5 milionë euro neto në vit.

Megjithatë, kampi i Maignan thuhet se po kërkon një pagë prej 5.5 deri në 6 milionë euro në vit, për ta vazhduar qëndrimin në "San Siro".

Portieri francez iu bashkua Milanit nga Lille në vitin 2021 dhe tani është një nga liderët e skuadrës, duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit në disa raste.

Gjatë këtij sezoni, ai ka zhvilluar 46 ndeshje dhe ka mbajtur 13 herë portën e paprekur. 



Read it all at Bota Sot