Raphinha ka dhënë një deklaratë bombastike për një pasaportë teksa ka zbuluar se ai pothuajse ishte afër për ta pranuar ftesën nga një shtet evropian para Brazilit.
Raphinha është njëri ndër lojtarët kryesor të Brazilit, pasi ka bërë debutimin me kombëtaren në vitin 2022.
Ai ka luajtur 96 ndeshje për Brazilin, duke realizuar 29 gola.
Por karriera e tij ndërkombëtare ka mundur ta ketë një fat krejt tjetër në rast se ai do ta kishte pranuar një ftesë nga kombëtarja e Italisë para Euro 2020, që u mbajt në 2021 për shkak të COVID-19.
Sipas asaj që ka deklaruar vet Raphinha, ai ishte shumë afër që ta pranonte ftesën e Italisë për Euro 2020, pasi kishte marrë një plan ‘të jashtëzakonshëm’ nga përzgjedhësi i atëhershëm, Roberto Mancini.
Megjithatë, ai vendosi në fund që të luajë për Brazilin pasi pasaporta e tij italiane nuk arriti në kohë.
28-vjeçari kishte të drejtë të luante për Italinë për shkak të babait të tij, i cili ka prejardhje italiane.
“Isha shumë afër që ta pranoja ftesën nga kombëtarja e Italisë. Duhej të shkoja në Euro 2020, të cilën ata e fituan. Në thelb, unë isha i gatshëm të shkoja”.
“Fatmirësisht, pasaporta nuk arriti në kohë. Në atë moment, njerëz nga kombëtarja e Italisë po më telefononin. Jorginho po më telefononte vazhdimisht”.
“Stafi i kombëtares së Italisë pati një plan të jashtëzakonshëm për mua, i cili mori vëmendjen time, por në të njëjtën kohë, thellë në zemër, unë kisha një shpresë të vogël që ta veshë fanellën e Brazilit”, ka thënë Raphinha.