Barazim me “shije” fitoreje, Egnatia kalon Partizanin dhe shkon në finalen e madhe të Superiores kundër Vllaznisë

- Bota Sot

Barazim me “shije” fitoreje, Egnatia kalon Partizanin dhe shkon në finalen e madhe të Superiores kundër Vllaznisë

Egnatia ka barazuar pa gola me Partizanin, një barazim që i mjaftoi rrogozhinasve për të shkuar në finalen e madhe të Superiores për sezonin 2024/25.

Sfida e luajtur në “Arenën Kombëtare” nisi me ritëm nga te dyja skuadrat, ku rastet më të pastra ishin nga “Demat e Kuq”.

Rrogozhinasit u “zgjuan” në pjesën e dytë, ku patën disa raste për të kaluar në avantazh, por porta e Pano Qirkos ngeli e paprekur.

Gjithsesi ky barazim i mjaftoi skuadrës së Edlir Tetovës për të avancuar më tej dhe për të siguruar vendin e saj në finalen përballë Vllaznisë, ndërsa Partizani do të luajë për vendin e tretë kundër Dinamos.

Kështu Egnatia do të kërkojë të mbrojë titullin kampion, e dyta po në kaq vite. Nga ana tjetër, Vllaznia do të kërkojë të realizojë ëndrrën e një qyteti, për t’u shpallur kampion i Shqipërisë pas 24 vitesh.

Sfida do të luhet të hënën e 12 majit në “Arenën Kombetare”, ora 20:00.



Read it all at Bota Sot