Shkruan historinë në futbollin shqiptarë

- Bota Sot

Shkruan historinë në futbollin shqiptarë

Vora ishte një nga skuadrat më simpatike të këtij sezoni në Kategorinë e Parë.

Ekipi i drejtuar nga Arian Bellai ia doli që të merrte rezultatet pozitive dhe të siguronte ngjitjen në Superiore.

Për Vorën kjo është hera e parë që do të jenë pjesëmarrës në elitë, teksa në këtë mënyrë shkruan emrin e tyre me germa të arta në historinë e futbollit shqiptarë.

Skuadra e Bellait përfundoi e paraë klasifikim, duke fituar kështu edhe titullin kampion në Kategorinë e Parë.

Sigurisht që ky sukses ka edhe përfitimet e tij. 30 milionë lekë për skuadrën kampione shpërblim për këtë arritje.

Shumë kjo që do t’i shërbejë klubit për t’u përforcuar për sezonin e ri, i cili padiksutim shkalla e vështirësisë do të jetë më e madhe.  



Read it all at Bota Sot