Bëhet ndarja e tribunave për finalen Vllaznia – Egnatia

- Bota Sot

Bëhet ndarja e tribunave për finalen Vllaznia – Egnatia

Vllaznia – Egnatia është finalja e madhe e këtij sezoni në kampionatin “Abissnet Superiore”, e cila do të luhet të hënën, më 12 maj, në orën 20:00, në stadiumin “Arena Kombëtare”.

FSHF si organizatore e ndeshjeve të Final Four, ka përcaktuar edhe ndarjen e tribunave për tifozët në finalen e madhe të 12 majit, Vllaznia – Egnatia.

Në sektorin N do të vendosen tifozët e Vllaznisë, ndërsa sektori S do të jetë i rezervuar për tifozët e Egnatias.

Në tribunën kryesore, sektorët W101, W102 dhe W103 do të jenë në dispozicion të tifozëve të Vllaznisë, ndërsa në sektorët W105, W106 dhe W107 do të vendosen tifozët e Egnatias.

Të gjitha tribunat e tjera në stadiumin “Arena Kombëtare” do të jenë në dispozicion të tifozëve të dyja skuadrave dhe për të gjithë futbolldashësit e kampionatit shqiptar.

Biletat për finalen e madhe të 12 majit, Vllaznia – Egnatia, mund të blihen online në ebileta.al, si edhe në pikën fizike pranë stadiumit “Arena Kombëtare”.



Read it all at Bota Sot