Napoli i Contes vendos një rekord

- Bota Sot

Napoli i Contes vendos një rekord

Napoli i drejtuar nga Antonio Conte nuk ka vetëm mbrojtjen më të mirë në pesë kampionatet më të mëdha të Europës (Serie A, Premier League, La Liga, Bundesliga dhe Ligue 1), por ka arritur gjithashtu të vendosë një rekord historik në mbrojtje për klubin në epokën e kampionatit me tre pikë për fitore dhe me formatin me 20 skuadra.

Pas 35 javësh, Napoli ka pësuar vetëm 25 gola, që përkthehet në një mesatare prej 0.7 golash për ndeshje, tre më pak se sa ekipi kampion i vitit 2023 i drejtuar nga Luciano Spalletti (28 gola në 38 javë).

Edhe pse Napoli i Spallettit mban ende avantazhin për sa i përket ndeshjeve pa pësuar gol (18 clean sheet ndaj 17 aktualisht), skuadra e Contes mbetet lider absolut këtë sezon në të gjitha kampioantet kryesore evropiane për mbrojtje.

Por rekordi më i rëndësishëm është ende në lojë: Nëse Meret arrin të mbajë portën të paprekur në ndeshjet kundër Genoa, Parma dhe Cagliari, atëherë Napoli do të vendosë rekordin absolut të klubit në epokën moderne.

Ky soliditet mbrojtës nuk është thjesht një numër për statistikë: është faktori kyç i ecurisë së Napolit drejt titullit, që ka ushqyer maratonën dhe që mund të sjellë një tjetër titull në jug të Italisë..



Read it all at Bota Sot