Ish-gjyqtari spanjoll nuk ka dyshime: Është penallti, nuk e kuptoj pse…

- Bota Sot

Ish-gjyqtari spanjoll nuk ka dyshime: Është penallti, nuk e kuptoj pse…

Interi e mbylli pjesën e parë me epërsinë e dy golave në duelin e kthimit ndaj Barcelonës, të vlefshëm për gjysmëfinalen e Champions-it. Në fundin e fragmentit të parë të sfidës, zikaltërit fituan një 11-metërsh, pas ndërhyrjes së Kubarsit ndaj Lautaro Martinez, vendim ky që u kontestua nga katalanasit.  

Por sipas ish-gjyqtarit Iturralde Gonzalez, i cili tashmë bën moviolistin për SER dhe AS, penalltia qëndron.  

“Është një penallti shumë e vështirë për t’u parë në fushë.

Duke pasur parasysh drejtimin që po shkon topi, duket se është Kubarsi ai që e largon topin, por në gjuajtjen e fundit, mund të shihni që Lautaro e vendos këmbën midis topit dhe Kubarsít, dhe në vend që ta largojë, Kubarsi e rrëzon Lautaron. 

Është një penallti dhe ajo që nuk e kuptoj është pse Kubarsi nuk ndëshkohet”, deklaron ish-gjyqtari Gonzalez.



Read it all at Bota Sot