Dalje nga kriza apo thellim i saj – Kuvendi sot bën përpjekjen e 12’të të konstituimit

- Gazeta e Prizrenit

Dalje nga kriza apo thellim i saj – Kuvendi sot bën përpjekjen e 12’të të konstituimit

Zgjidh gjuhën

Dalje nga kriza apo thellim i saj – Kuvendi nesër bën përpjekjen e 12’të të konstituimit

IndeksOnline

E Martë, 06 Maj 2025 22:59

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish nesër (e mërkure) në ora 10:00 në përpjekjen e 12’të të konsitutimit.

 

Mosmarrëveshjet mes partisë fituese të zgjedhjeve Lëvizjes Vetëvendosje dhe opozitës për emrin e kryeparlamentarit ka bërë që 11 seancat paraprake të dështojnë.

Vetëvendosje po insiston në emrin e Albulena Haxhiut për postin e kryetares së Kuvendit, emër ky i papranueshëm për partitë opozitare të cilët e kanë quajtur ‘përçarëse’ figurën e saj, raporton Indeksonline.

Në tri seancat e fundit, Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar ta ndryshojë formën e votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, në votim të fshehtë, por këto përpjekje janë kundërshtuar ashpër nga PDK, LDK dhe AAK.


Në përpjekje për dalje nga kriza, kryetari i Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka shkruar letër kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, duke ja shtrirë dorën e bashkëpubimit dhe hyrjen në koalicion qeverisës.

Këtij interesimi i është kundërpërgjigjur sot gjatë ditës, Lumir Abdixhiku, i cili në letrën dërguar Kurtit ka propozuar qeveri tranzicioni, e cila do të përfshinte të gjitha partitë politike në vend.

Në këto rrethana ka pak shpresë që edhe në seancën e së mërkurës të bëhet konstituimi i Kuvendit. /IO



Read it all at Gazeta e Prizrenit