Interi dhe Barcelona dhuruan magji në dy ndeshjet gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
E para në Barcelonë u krye 3:3. Ashtu edhe e dyta në kohën e rregullt në Milano.
Dy ndeshje që panë 12 gola, përmbysje, sa afër që shkonte Interi e sa afër Barcelona.
Në lojën e parë Interi po fitonte 2:0, por Barcelona e bëri 2:2.
ZIkaltrit insistuan sërish dhe e kthyen epërsi në 3:2, por katalunasit e bënë 3:3 dhe kështu u nisën të dyja klubet për në Itali.
Një javë më vonë, skenar pothuajse identik. Interi e bën 2:0. Kësaj radhe Barcelona lëre që e bën 2:2 por në minutën e 88-të kalon në epërsi, 2:3, dhe ky rezultat e dërgonte në finale.
Plane të tjera kishte qendërmbrojtësi Francesco Acerbi i cili porsi një qendërsulmues realizoi dy minuta para fishkëllimës së fundit, duke barazuar 3:3.
Erdhën vazhdimet.
Në vazhdime, kampioni i Italisë rigjeti vrullin dhe Davide Frattesi realizoi për 4:3.
Ky gol rezultoi të jetë vendimtar duke dërguar Interin në finalen e Mynihut, ndonëse në pah te vendësit doli gardiani Yan Sommer i cili priti një gol të qind për qindtë pas një goditjeje fantastike të Lamine Yamalit.
Golat e shumtë u duk sikur lanë në hije portierët, Wojciech Szczęsny dhe Yan Sommer, të cilët po ashtu me paradat e tyre të mrekullueshme u përkujdesën që të kishte më pak gola.
Njëra nga këto klube u dëshpërua dhe tjetra preku finalen, por adhuruesi i futbollit nuk do ta harrojë kurrë këtë javët të majit që madhnon legjendat e Ligës së Kampionëve që rrëfehen ndër vite.