Thuram tallet me Lamine Yamal

- Bota Sot

Thuram tallet me Lamine Yamal

Lamine Yamal ishte një nga më të mirët e Barcelonës në gjysmëfinalen kundër Interit.

Talenti spanjoll tentoi disa herë portën, por nuk arriti të mposhte portierin Zomer.

Pas eliminimit nga Championsi, ai dukej totalisht i shkatërruar. Nga ana tjetër sulmuesi i Interit, Markus Turam u duk sikur iu afrua për ta ngushëlluar, por në rrjetet sociale është tallur.

Francezi publikoi një foto duke shkruar me ironi:

“Një mision, ëh”, postimi që e shoqëroi së bashku me emoji që shfaqin lot nga e qeshura.

Ky postim nuk zgjati shumë në profilin e tij pasi e fshiu, por nuk arriti që të mos bëhej viral në rrjet.



Read it all at Bota Sot