Rrëzohet një aeroplan ushtarak në Finlandë, katapultohet piloti

- Bota Sot

Rrëzohet një aeroplan ushtarak në Finlandë, katapultohet piloti

Një aeroplan luftarak që i përkiste Forcave Ajrore finlandeze u rrëzua pranë një aeroporti në veri të Finlandës sot, tha ushtria e vendit, duke shtuar se piloti ishte katapultuar nga aeroplani dhe ishte dërguar në spital.

Tymi u pa duke u ngritur nga drejtimi i vendit ku aeroplani u rrëzua dhe kishte një erë të fortë tymi në ajër, raportoi transmetuesi publik Yle. Zona u rrethua nga policia lokale.

“Një aeroplan luftarak F/A-18 Hornet u rrëzua në tokë në zonën e aeroportit të Rovaniemit”, thanë nga Forcat Ajrore në një deklaratë,

Më vonë shtuan se piloti ishte dërguar për t’u ekzaminuar dhe se askush nuk ishte lënduar në tokë. Aeroporti i Rovaniemit mbeti i hapur, tha veçmas operatori i tij.

Finlanda ka 62 aeroplanë luftarakë Hornet të blerë midis viteve 1992 dhe 2000. Vendi nordik në vitin 2021 vendosi t’i zëvendësojë ato me aeroplanë luftarakë Lockheed Martin F-35. 



Read it all at Bota Sot