Shkëndija vetëm një hap larg titullit!
"Sot pa mbështetjen e publikut na duhet fitore ndaj Rabotniçkit për të siguruar edhe matematikisht titullin, të 5 në historinë e klubit.
Shkëndija është vetëm një fitore larg titullit të pestë kampion në historinë e klubit.
E mërkura mund të jetë dita e kurorëzimit për kuqezinjtë, të cilët tre xhiro para fundit kanë shansin të mbyllin matematikisht garën për trofe.
Pas përgatitjeve intensive dy ditët e fundit, skuadra e trajnerit Jeton Beqiri është e gatshme për sfidën e vlefshme për trofe ndaj Rabotniçkit. Me triumf ndaj ekipit nga Shkupi, festa kampionale mund të shpërthejë në Tetovë", shkruan në faqen e Shkëndijes.
Skuadra
Lajm i mirë për kuqezinjtë është rikthimi i dy mbrojtësve titullarë, Mevlan Adili dhe Aleksandër Trumçi, të cilët munguan në sfidën e kaluar për shkak pezullimi me pesë kartona të verdhë.
Kundërshtari
Rabotniçki vjen në këtë përballje nga pozita e tretë në renditje me 53 pikë, pesë më shumë se Struga ndjekëse.
Edhe pse kanë lëshuar terren në fazën e dytë të sezonit, ata vazhdojnë të jenë pretendentë seriozë për një vend në garat evropiane. Në pjesën e parë të kampionatit, Rabotniçki ishte për një kohë të gjatë lider dhe rival direkt në garën për titull. Prandaj, përballja nuk do të jetë aspak e lehtë dhe kërkon përqendrim maksimal nga kuqezinjtë.
Transmetimi
Dueli Shkëndija-Rabotniçki zhvillohet sot në Stadiumin e Qytetit në Tetovë dhe transmetohet drejtpërdrejt në Shkëndija Channel nga ora 17:00.