Ylli i Barcelonës: UEFA të hetojë ndarjen e drejtësisë nga gjyqtari Marciniak

- Bota Sot

Ylli i Barcelonës: UEFA të hetojë ndarjen e drejtësisë nga gjyqtari Marciniak

Në kampin e Barcelonës ka pasur shumë ankesa pas humbjes nga Interi 4-3 në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve në lidhje me ndarjen e drejtësisë nga Szymon Marciniak.

Gjyqtari polak po akuzohet se e favorizoi më shumë Interin në rastet diskutabile të ndodhura në fushë, ndeshje e cila zgjati 120 minuta pasi koha e rregullt përfundoi me rezultat të barabartë 3-3, shkruan KosovaPress.

Pas ndeshjes, mesfushori i Barcelonës, Pedri tha para mediave se arbitëri në fjalë po e dëmton në shumë raste Barcelonën.

"Nuk është hera e parë që na ka ndodhur kjo me këtë arbitër, UEFA duhet të hetojë.", theksoi Pedri, në fund të ndeshjes Inter-Barcelona, ndeshja e dytë e gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.

Por jo vetëm Perdi, në fakt nga trajneri Hansi Flick e deri te lojtarët, pati një kor të vetëm protestash kundër Szymon Marciniak, gjyqtarit polak të votuar si më i miri në botë në vitin 2022 (ai arbitroi finalen e Kupës së Botës) dhe në vitin 2023 (ai arbitroi finalen e Champions City-Inter). “Kur vinte puna për të marrë një vendim 50-50, ai gjithmonë zgjidhte Interin”, tha trajneri katalanas.

Ndryshe, Interi do ta mësojë sonte kundërshtarin e finales që do të dal nga ballafaqimi ndërmjet PSG dhe Arsenalit



Read it all at Bota Sot