Arsene Wengeri e thotë me bindje: Nuk ishte penallti

- Bota Sot

Arsene Wengeri e thotë me bindje: Nuk ishte penallti

Interi është finalisti i parë i Ligës së Kampionëve.

Zikaltrit mposhtën me shifrat 4-3 Barcelonën pas 120 minutave lojë.

Por Arsene Wengeri ka ngritur pikëpyetje për golin e dytë të shënuar nga skuadra italiane.

Trajneri i njohur francez ka deklaruar në “beIN Sports” se ndërhyrja ndaj Lautaro Martinezit në fund të pjesës së parë nuk ishte penallti. Sipas tij, mbrojtësi ka prekur topin dhe nuk kemi të bëjmë me 11 metërsh.

“I qendroj faktit që duhen bërë këto ndërhyrje. Nëse nuk prek topin pas ndërhyrjes, atëherë është penallti. Por ai e fitoi topin. Për mua nuk është një penallti”, është shprehur Arsene Wengeri.



Read it all at Bota Sot