Udhëtimi i Vuçiqit në Moskë ndërpritet papritur

- Bota Sot

Udhëtimi i Vuçiqit në Moskë ndërpritet papritur

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq fluturoi për në Moskë sot, ku do të marrë pjesë në Ditën e Fitores në Sheshin e Kuq.

Sipas mediave serbe, aeroplani ndodhet aktualisht në Baku të Azerbajxhanit dhe nuk mund të vazhdojë udhëtimin e tij për në Moskë sepse nuk ka leje për të vazhduar fluturimin, për shkak të aktiviteteve luftarake midis Rusisë dhe Ukrainës.

Të gjitha vendet kishin dhënë më parë leje për fluturimin, por tani nuk mund të japin leje për shkak të aktiviteteve luftarake, shkruajnë mediat serbe, që raportojnë se aeroplani i Vuçiqit u ul në pistë për arsye sigurie.

Aktualisht, aeroportet e Moskës janë gjithashtu të mbyllura. E sot Ukraina sulmoi Moskën me dronë për të tretën ditë radhazi, duke detyruar mbylljen e aeroporteve, siç kishte ndodhur edhe gjatë ditëve të mëparshme.

Ndryshe, Vuçiq është planifikuar të zhvillojë një takim dypalësh me presidentin rus Vladimir Putin të premten, siç ishte njoftuar më parë nga Kremlini.

Të martën, u shfaq informacioni se Lituania dhe Letonia ia kishin ndaluar Vuçiqit të fluturonte për në Moskë nëpërmjet territorit të tyre, kështu që nuk dihet se cilën rrugë ndoqi presidenti serb për në kryeqytetin rus.

Ndryshe Vuçiq, u shfaq në publik për herë të parë pas problemeve të dyshuara ‘shëndetësore’ që e detyruan të ndërpriste udhëtimin e tij në Amerikë.

Në ndërtesën e presidencës, ai u takua fillimisht me ambasadorin rus Alexander Botsan-Kharchenko, dhe më pas me ambasadorin britanik Edward Ferguson.



Read it all at Bota Sot