Yamal i dëshpëruar

- Bota Sot

Yamal i dëshpëruar

Edhe pse nuk arriti të shënojë, Lamine Yamal ishte një nga protagonistët absolutë të spektaklit futbollistik në “San Siro”.

Me driblimet dhe shpërthimet e tij, 17-vjeçari i Barcelonës vuri në vështirësi mbrojtjen e Interit dhe tregoi edhe një herë talentin e jashtëzakonshëm që zotëron.

Gjihtsesi Barça nuk arriti të sigurojë kualifikimin në finalen e Ligës së Kampionëve. I dëshpëruar, Yamal u largua me kokën ulur nga fusha, por pak orë më vonë iu drejtua tifozëve me një mesazh të fortë në rrjetet sociale:

“Dhamë gjithçka. Këtë vit nuk ia dolëm, por do të kthehemi, mos keni dyshim, Culers.

Nuk do të ndalemi derisa ta kthejmë këtë klub atje ku e ka vendin: në majë. Do ta mbaj premtimin tim: do ta sjell këtë kupë në Barcelonë. Por tani përqendrohemi te e diela, është një tjetër finale.”

Mesazh shprese dhe vendosmërie nga një prej yjeve më premtues të futbollit evropian, që ka fituar zemrat e tifozëve blaugrana.



Read it all at Bota Sot