Katalanasit shpërthyen në akuza kundër arbitrit

- Bota Sot

Katalanasit shpërthyen në akuza kundër arbitrit

Te Barcelona nuk e kanë përjetuar mirë eliminimin nga Liga e Kampioneve.

Katalanasit janë tërbuar sidomos me gjyqtarin Szimon Marciniak, i cili sipas tyre ka drejtuar në favor të Interit në ndeshjen e kthimit.

Por nëse katalanasit janë shprehur të gjithë kundër Marciniak, nuk e mendojnë kështu në Itali dhe aq më tepër në radhët e Interit. Ka qenë vetë trajneri i zikaltërve, Simone Inzagi, ai i cili pas ndeshjes ka vlerësuar gjyqtarin polak për paraqitjen e tij.

Gazetari Rikardo Sierra i “Movistar”, intervistoi Inzagin pak minuta pas përfundimit të ndeshjes, kur para mediave ishin shfaqur me parë Flik dhe disa lojtarë të cilët kishin akuzuar gjyqtarin se kishte ndikuar takimin.

“Ky është opinioni i Barçës, ai është një nga gjyqtarët më të mirë në Europë dhe ka bërë një ndeshje të madhe”, ishte komenti i Inzagit para kamerave, duke vlerësuar atë që u bë personazhi kryesor i rrjeteve sociale pas takimit.



Read it all at Bota Sot