Në garë janë 10 emra

- Bota Sot

Në garë janë 10 emra

"Champions League" është fjala kyçe në muret e Juventusit. Objektivi është i qartë: vendi i katërt, pa kompromis.

Trajneri Igor Tudor dhe lojtarët janë të bashkuar për ta arritur këtë qëllim, duke sakrifikuar edhe bukurinë e lojës.

Por pavarësisht këtij uniteti në fushë, në prapaskenë ka nisur mendimi për të ardhmen. Kryeçështja mbetet: kush do të jetë trajneri i ardhshëm i "Zonjës së Vjetër"? Drejtori sportiv Cristiano Giuntoli ka filluar të mbajë shënime dhe alternativat janë të shumta.

Igor Tudor – Nëse arrin kualifikimin në Champions, fiton kredenciale për të vazhduar. Botërori për Klube do t’i jepte kohë dhe më pak presion për të ndërtuar diçka më të qëndrueshme.

Antonio Conte – Një rikthim që shumë tifozë e dëshirojnë, pavarësisht ndarjes jo të mirë me klubin. Karizma dhe mentalitet fitues, por për ta larguar nga Napoli, do duhej një përpjekje e madhe nga Giuntoli.

Roberto Mancini – Profili ndërkombëtar dhe me eksperiencë të gjerë, i lirë pas largimit nga Italia. Ofensiv dhe i qetë, mund të jetë një alternativë e ekuilibruar.

Gian Piero Gasperini – Mjeshtri i Atalantës, me një projekt afatgjatë, i njohur për punën me të rinjtë dhe modelin 3-4-2-1.

Massimiliano Allegri – U përfol pas një takimi me Chiellinin. Një tjetër rikthim i mundshëm, por do sillte përplasje me drejtuesit aktualë. Ka fleksibilitet taktik, por do sinjalizonte krizë ideje.

Luciano Spalletti – Emri i preferuar i Giuntolit, por i lidhur me Italinë. Vetëm një dështim i rëndë në kualifikueset e Botërorit mund ta lirojë.

Vincenzo Italiano – Po shkëlqen me Bolognën dhe është një alternativë në rritje. Por pas eksperiencës me Motta-n, Juve kërkon siguri dhe jo eksperimente.

Didier Deschamps – Ish-kapiteni bardhezi mund të rikthehet në Torino nëse Franca përshpejton kalimin e pankinës te Zidane. Një profil me gravitet të lartë ndërkombëtar.

Zinedine Zidane – Një ëndërr e kahershme për juventinët. Me një palmares të jashtëzakonshëm dhe ADN bardhezi, mbetet në pritje të pankinës së Francës, por një ofertë serioze nga Torino mund ta tundojë.

Enzo Maresca – Emri surprizë. Po punon mirë te Chelsea dhe ka formim nga Guardiola. I afërt me të rinjtë, por do ishte një bast tjetër i rrezikshëm.

Verdikti final? Do të merret vetëm pasi të përfundojë sezoni dhe të qartësohet pozicioni në Champions.



Read it all at Bota Sot