Tirana përballet me Partizanin, Flamurtari ndaj Vllaznisë

- Bota Sot

Tirana përballet me Partizanin, Flamurtari ndaj Vllaznisë

Formula “Final 4” do të aplikohet këtë sezon edhe në kampionatin kombëtar të futsallit.

Tirana, Partizani, Flamurtari dhe Vllaznia do të marrin pjesë në fazën “Final 4”, nga e cila do të shpallet kampioni i këtij sezoni.

Në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” është hedhur shorti, ku goglat kanë përcaktuar çiftet gjysmëfinale: Tirana – Partizani dhe Flamurtari – Vllaznia.

Gjysmëfinalet do të zhvillohen me vetëm një takim dhe janë planifikuar të luhen më 13 maj, në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”.

Derbi mes Tiranës dhe Partizanit do të luhet në orën 17:00, ndërsa sfida Flamurtari – Vllaznia do të nisë në orën 19:00.

Skuadra fituese e këtij edicioni do të përfaqësojë Shqipërinë në kualifikueset e UEFA Futsal Champions League.



Read it all at Bota Sot