Jashtë listës së 10 favoritëve kanë mbetur yjet e Real Madridit

- Bota Sot

Jashtë listës së 10 favoritëve kanë mbetur yjet e Real Madridit

Një emër tronditës mund ta sfidojë Raphinhan për Topin e Artë 2025 – dhe nuk është një nga gjashtë lojtarët që ylli i Barcelonës i emëroi si rivalë të tij.

Raphinha, 28 vjeç, shënoi golin e fundit të ekipit të tij gjatë humbjes 4-3 (7-6 në total) të Barcelonës kundër Interit në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve të martën në mbrëmje (6 maj).

Dhe kjo mund të ketë një ndikim negativ në shanset e tij për të fituar Topin e Artë 2025 – megjithëse ai e ka fituar Kupën e Mbretit dhe duket se do ta fitojë La Ligën, pasi Barça është katër pikë përpara Real Madridit me katër ndeshje të mbetura.

Kur foli me gazetaren braziliane Isabela Pagliari, lojtari i kombëtares braziliane përmendi gjashtë lojtarë të tjerë që ai mendon se mund ta sigurojnë Topin e Artë.

“Topi i Artë? Lamine Yamal, Salah, Mbappe gjithashtu. Pedri, për mua, është një nga lojtarët më të mirë në botë. Vinicius, për mua, është gjithmonë një kandidat, edhe nëse shifrat e tij janë pak më të ulëta se vitin e kaluar”.

“Dhe, sigurisht, Rodrygo do të konsiderohej. Ai është spektakolar, fenomenal, i jashtëzakonshëm, një nga më të mirët që kam parë ndonjëherë”, ka thënë Raphinha.

Megjithatë, pas ndeshjes së mbrëmshme, mund të ketë një tjetër pretendentë që Raphinha nuk e përmendi.

Sipas Odds Checker, Lamine Yamal i Barcelonës është favoriti për të fituar çmimin e madh individual, ndërsa Ousmane Dembele i PSG-së dhe Raphinha përbëjnë treshen e parë të favoritëve.

I katërti është Mohamed Salah i Liverpoolit, ndërsa Pedri i Barcelonës është favoriti i pestë për ta fituar këtë çmim.

Edhe kapiteni i Interit, Lautaro Martinez, i cili shënoi golin e parë të skuadrës së Serie A të martën, është i gjashti në listën e favoritëve, një pozicion që pa dyshim do të forcohej nëse skuadra e tij arrin të fitojë Ligën e Kampionëve.

Pas argjentinasit vijnë Declan Rice, Robert Lewandowski, Gianluigi Donnarumma dhe Khvicha Kvaratskhelia që përbejnë top dhjetëshen.

Jashtë listës së 10 favoritëve kanë mbetur yjet e Real Madridit si Kylian Mbappe, i cili renditet i 11-ti, Vinicius Junior i 13-ti dhe Jude Bellingham i 19-ti.



Read it all at Bota Sot