Mesfushori portugez po kalon një sezon fantastik

- Bota Sot

Mesfushori portugez po kalon një sezon fantastik

Kohët e fundit ka pasur zëra për një largim të mundshëm të Bruno Fernadesit nga Manchester United, në fund të sezonit.

Mesfushori portugez i cili po kalon një sezon fantastik, derisa ka kontratë me ”djajtë e kuq” deri më 30 qershor të vitit 2027.

E trajneri i United, Ruben Amorim, ka folur për të ardhmen e 30-vjeçarit.

“Bruno është lider, kapiten.

Është e natyrshme që njerëzit e duan atë, por ne duam ta Mbajmë atë në Man United. Ai është një nga lojtarët kryesorë të botës.”, ka deklaruar Amorim.

Fernandes ka shënuar 19 gola dhe ka bërë 16 asistie këtë sezon në të gjitha garat.



Read it all at Bota Sot