Shkëndija e Haraçinës tejkalon shifrën e 100 golave

- Bota Sot

Shkëndija e Haraçinës tejkalon shifrën e 100 golave

Shkëndija e Haraçinës nuk u tregua aspak e mëshirshme ndaj Rzhaniçino javën që e lamë pas, në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në Ligën e Tretë – Veri të Maqedonisë së Veriut.

“Kuqezinjtë” në këtë ndeshje numëruan deri në 16 gola, duke tejkaluar kështu shifrën e 100 golave brenda një sezoni.

Plotë 102 gola për ekipin kuqezi të trajnerit Erkan Murseli, ndërsa deri në fund do të zhvillojnë edhe tre ndeshje të tjera, ku do të mund të shënojnë edhe shumë gola tjerë, duke pasur parasysh se përballë do të kenë kundërshtarë shumë të lehtë.

Javën e ardshme ata do të jenë mysafir të Akademia Ilinden, për të mirëpritur më pas në Hasanbeg skuadrën e fundit në renditje, Neë Stars, ndërkohë në xhiron e fundit, atë të javës së 26-të që është në program me datë 18 maj, Shkëndija e Haraçinës do të luaj si mysafir kundër Aerodrom.



Read it all at Bota Sot