Thuram fshiu postimin që tallte Yamal

- Bota Sot

Thuram fshiu postimin që tallte Yamal

Sulmuesi i Interit, Marcus Thuram, ka fshirë një postim në Instagram, në të cilin ai po tallte yllin e Barcelonës, Lamine Yamal pas triumfit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Pas dy ndeshjeve fantastike gjysmëfinale, Interi mposhti Barcelonën me rezultatin e përgjithshëm 7:6. Ndeshja e parë në Barcelonë përfundoi 3:3, ndërsa ndeshja e dytë në “San Siro” përfundoi 4:3 pas kohës shtesë për skuadrën italiane, raporton KosovaPress.

Thuram e ngushëlloi reprezentuesin spanjoll pas ndeshjes, por mëngjesin e sotëm ai ka shfaqur një qëndrim ndryshe në rrjetet sociale.

“Në një mision ehh!!”, shoqëruar me tre emoticone të qeshura në Instagram, ishte statusi që ndezi polemika.

Ylli i Interit megjithëse e hoqi me shpejtësi imazhin, ai u bë shumë shpejt viral në rrjetet sociale.

Referenca është te fjalët që Yamal kishte thënë pas ndeshjes së parë të gjysmëfinales, duke e quajtur atë dhe shokët e tij "në një mision" për të arritur në finale.

Sulmuesi francez e pranoi gabimin, jo vetëm duke fshirë historinë në Instagram, por edhe duke shtuar një postim të ri ku shkruante: “Madhësia njeh madhësinë”, krahas fotos së tyre së bashku.



Read it all at Bota Sot