E përditshmja spanjolle “Sport” ka sulmuar ashpër arbitrin polak Szymon Marciniak pas fitores së Interit ndaj Barcelonës në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve. Në faqen zyrtare të gazetës sportive katalanase lexohet: “Marçiniak i dha fund ëndrrës së një Barcelone heroike”.
Dhe shton më tej: “Një paraqitje e dobët e arbitrit polak dhe një Inter epik e lanë skuadrën e Flikut pa finale”.
Pas ndeshjes dramatike mes Interit dhe Barcelonës në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, e cila përfundoi me fitoren 4-3 të zikaltërve në kohën shtesë, polemikat për vendimet e arbitrit Shimon Marçiniak kanë dominuar diskutimet në mediat ndërkombëtare.
Mbrojtësi Erick Garsia shtoi se vendimet e arbitrit ndikuan në rezultatin e ndeshjes, duke theksuar se ekipi i tij është ndjerë i dëmtuar nga gjykimi.
Mediat ndërkombëtare kanë analizuar disa nga episodet më të diskutueshme të ndeshjes.
Penalltia për Interin
Një ndërhyrje e Kubarsí ndaj Lautaro Martínez u konsiderua si penallti nga arbitri pas rishikimit me VAR.
Arsen Venger komentoi: “Jam plotësisht kundër kësaj lloj penalltie. Dhe jam po ashtu plotësisht kundër përdorimit të VAR-it. Në shpejtësi normale, është një ndërhyrje e shkëlqyer dhe Kubarsí arrin i pari te topi.
Lautaro Martínez? Shikoni çfarë bën, ai anohet drejt tij (Kubarsít). Po e kërkon penalltinë. E di që nuk do të shënojë, sepse e ndien që ai është aty. Për mua, arbitri në këtë situatë tregon se NUK ka marrë vendimin e duhur”.
Barcelona kërkoi disa herë penallti për faulle ndaj Lamine Jamal, por asnjëra nuk u akordua. Goli i barazimit të Interit nga Françesko Açerbi në minutën e 93-të u shoqërua me protesta nga Barcelona për një faull të mundshëm në ndërtimin e aksionit, por arbitri e “validoi” atë.
Konkluzioni?
Një ndeshje e paharrueshme, por me mjaft polemika arbitrimi. Pavarësisht polemikave, ndeshja mes Interit dhe Barcelonës u konsiderua nga shumë si një nga më emocionueset në historinë e Ligës së Kampionëve, me 13 gola të shënuar në dy ndeshje dhe kthesa dramatike.