E papritur, De Bruyne në bisedime me gjigantin italian

- Bota Sot

E papritur, De Bruyne në bisedime me gjigantin italian

Raportet në Itali pretendojnë se Napoli është në bisedime me Kevin De Bruyne si një transferim të mundshëm falas, pasi kontrata e tij me Manchester City skadon në qershor.

Eksperti i transferimeve të “Sky Sport Italia”, Gianluca Di Marzio, dhe “Corriere dello Sport” raportojnë se liderët e Serie A, Napoli, kanë synuar yllin belg De Bruyne dhe kanë hapur bisedime për një transferim të mundshëm falas për sezonin 2025-26, përcjellë KosovaPress.

Manchester City nuk do ta zgjasë kontratën e 33-vjeçarit dhe Napoli tashmë e ka konfirmuar disponueshmërinë e tij për sezonin e ardhshëm.

Napoli është lideri aktual i Serie A dhe ka siguruar tashmë një vend në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Pasi siguruan shërbimet e Romelu Lukaku, Scott McTominay dhe Billy Gilmour nga Premier League verën e kaluar, “Partenopei” kanë synuar një tjetër yll nga liga e parë e Anglisë.

Sipas Di Marzio, Napoli shpreson që marrëdhënia pozitive midis KDB dhe bashkatdhetarit të tij Lukaku do ti ndihmojë ata të negociojnë me asin e Manchester City, fitues të Ligës së Kampionëve në vitin 2023.

De Bruyne ka marrë tashmë një ofertë nga Chicago Fire në MLS, ndërsa Fabrizio Romano kohët e fundit ka mohuar raportet për interes nga Como dhe Chelsea.



Read it all at Bota Sot