Futbollisti i Gjilanit, Oltion Bilalli është në gjendje më të mirë shëndetësore.
Indeksonline mëson se futbollistit ia kanë hequr të gjithë aparaturat dhe tashmë ka filluar të ketë vetëdije dhe të flas.
Bilalli u lëndua ditë më parë në ndeshjen ndaj Malishevës, ku u godit padashje nga portieri Ilir Avdyli pas dueli në ajër.
Ai ishte në spital gjatë këtyre ditëve në gjendje kome, por tashmë shëndeti i tij është përmirësuar dukshëm.