Van Basten: Barcelona po gabon me Yamalin

- Bota Sot

Van Basten: Barcelona po gabon me Yamalin

Legjenda holandeze, Marco van Basten, mendon se ylli ri i Barcelona-s, Lamine Yamal, nuk po shfrytëzohet si duhet.

Duke folur humbjen e katalanasve në gjysmëfinalen e Champions League ndaj Inter-it, Van Basten mendon se Yamal mund të ishte më efektiv duke luajtur në qendër.

Ai tha në televizionin holandez: “Është për të ardhur keq që ai luan në të djathtë sepse nuk e merr topin mjaftueshëm.

“Është e vërtetë që ai është një kërcënim i vazhdueshëm, por nëse do të luante në qendër, ai do të kishte një ndikim shumë më të madh në lojë dhe mund të ishte më i rëndësishëm për ekipin.

“Mendoj se ky do të jetë hapi i tij i radhës. Ai mund të krosojë dhe të shënojë më shpesh nga ai pozicion”.



Read it all at Bota Sot