Ballkani ndahet baras me kampionin e ri

- Bota Sot

Ballkani ndahet baras me kampionin e ri

Ballkani i Therandës dhe kampioni i ri Drita e Gjilanit, ndajnë pikët në kaudër të javës së 33-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Ndeshja ka përfunduar me rezultat 1:1.

Ndeshje e mirë e pa ngarkesë qoftë për vendasit qoftë për udhëtuesit.

Futbollisti Sundaj Adetunji ka realizuar në minutën e 16-t për Ballkanin dhe Besnik Krasniqi (32’) për Dritën.

Therandasit mbeten pa një lojtar nga minuta e 21-t, Eris Abedini u përjashtua me karton të kuq.

Drita është në krye me 70 pikë e Ballkani renditet në vend të dytë me 58 sosh.



Read it all at Bota Sot