Mediat europiane thurin elozhe për Donnarumma-n

- Bota Sot

Mediat europiane thurin elozhe për Donnarumma-n

Paris Saint-Germain ka siguruar për herë të dytë në historinë e tij kualifikimin në finalen e Champions League, duke ndezur entuziazmin e mediave evropiane që tashmë parashikojnë një duel të jashtëzakonshëm kundër Interit të Yann Sommer, një përballje mes dy prej portierëve më të mirë në botë.

Pas eliminimit të Arsenalit, të gjithë sytë janë kthyer nga Gianluigi Donnarumma, i cili dha një tjetër paraqitje të jashtëzakonshme.

Në Gjermani, gazeta Bild e vlerësoi me nota të larta pritjen vendimtare të tij ndaj një gjuajtjeje të ulët nga Martin Odegaard, duke e cilësuar si “refleks i pabesueshëm”.

Edhe Daily Mirror në Britani e quajti ndërhyrjen e Donnarummës “një pritje që të lë pa frymë”, ndërsa portali Goal UK e përshkroi gardianin italian si “një njeri-mur, pothuajse i pamposhtur”, duke i dhënë një notë 9 nga 10.



Read it all at Bota Sot