“Produkti vendor do të goditet rëndë”, OEK i drejtohet me letër ZRRE-së për rrymën

- Gazeta e Prizrenit

“Produkti vendor do të goditet rëndë”, OEK i drejtohet me letër ZRRE-së për rrymën

Oda Ekonomike e Kosovës i është drejtuar zyrtarisht Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) me një kërkesë për pezullimin e vendimit për daljen e bizneseve në tregun e lirë të energjisë nga data 1 qershor 2025.

Kreu i kësaj ode, Lulzim Rafuna potencon në letër se kërkesa  bazohet në shqetësimet e shumta të anëtarëve të OEK-ut.

“Sektori privat punëson mbi 330 mijë punëtorë, dhe dalja në treg të në këto kushte mund t’i sjellë shumë biznese pranë falimentimit për shkak të pamundësisë financiare për të përballur çmimet aktuale të tregut hapur.  Për pasojë, edhe produkti vendor do të goditet rëndë. Prodhimi vendor do ta humbasë konkurrueshmërinë me produktet e importuara, duke rrezikuar edhe më shumë praninë tonë në tregjet e rajonit dhe ato evropiane, për shkak të rënies së kërkesës për produktet vendore si rezultat i rritjes së Kostos së prodhimit që vjen nga shtrenjtimi i energjisë elektrike”, thuhet në letrën publike të OEK drejtuar ZRRE-së.



Read it all at Gazeta e Prizrenit