Inzaghi do të qëndrojë

- Bota Sot

Inzaghi do të qëndrojë

Pippo Inzaghi ka siguruar ngjitjen në Serie A si trajner i Pisës, dhe presidenti i klubit, Giuseppe Corrado, siguron se ai do të qëndrojë, “përveç nëse mbërrin një ofertë nga Manchester City, atëherë do ta lë të largohet.”

Sezoni i Serie B nuk ka përfunduar ende, por tashmë dihen dy skuadrat që kanë fituar ngjitjen direkte në elitën e futbollit italian: Sassuolo dhe Pisa.

Këta të fundit drejtohen nga Pippo Inzaghi, i cili këtë javë kishte shumë arsye për të festuar, duke parë edhe vëllain e tij më të vogël, Simone, të çojë Interin në finalen e Champions League pas eliminimit të Barcelonës.

Presidenti i Pisës, Corrado, u pyet nëse Inzaghi i madh do të qëndrojë në klub sezonin e ardhshëm pas sigurimit të ngjitjes, e para eksperiencë e Pisës në Serie A pas 34 vitesh.

“Absolutisht, ai ka një kontratë të gjatë,” tha Corrado për gazetën La Gazzetta di Parma.

“Sigurisht, nëse mbërrin një ofertë nga Manchester City, do ta lë të largohet, më duket gjë e drejtë. Por ai ka rigjetur kënaqësinë e suksesit falë edhe Pisës. Ai tha që ky është një nga ambientet më të mira që ka përjetuar ndonjëherë si trajner, dhe kjo na gëzon shumë edhe neve.”

Ndryshe nga Simone, Pippo ka pasur një karrierë me shumë klube si trajner, duke nisur te Milani në sezonin 2014-15. Ai më pas ka drejtuar Venezia-n, Bologna-n, Benevento-n, Brescia-n, Reggina-n, Salernitana-n dhe prej korrikut 2024 është në krye të Pisës.

“Në të vërtetë, ai na kishte kontaktuar që prej dy ose tre vitesh duke dashur të vinte te Pisa, por ne nuk ishim ende gati për të,” zbuloi Corrado.

“Intuita ishte e djalit tim, Giovanni, i cili zgjodhi Inzaghin dhe e bindi të rrezikonte me një skuadër të re.”.



Read it all at Bota Sot