Kounde mohon: S’e kam thënë kurrë diçka të tillë, kjo nuk është gazetari

- Bota Sot

Kounde mohon: S’e kam thënë kurrë diçka të tillë, kjo nuk është gazetari

Edhe pse nuk figuronte mes protagonistëve në ndeshjen spektakolare të zhvilluar të martën në “San Siro”, Jules Koundé është gjendur në qendër të vëmendjes, pas gjysmëfinales së kthimit në Champions League, ku Barcelona u eliminua nga Interi (4-3 pas kohës shtesë).

Francezi, i dëmtuar dhe me shumë gjasë jashtë fushave për pjesën e mbetur të sezonit, e ndoqi takimin nga tribuna e stadiumit milanez dhe, sipas asaj që raportoi “Radio Catalunya”, do të ishte shprehur i habitur për aktivizimin e Robert Lewandowskit, ende në rikuperim, në vend të Ferran Torres, në minutat e fundit të ndeshjes.

“Nuk e kuptoj pse luan. Nuk duhet të luajë në këtë gjendje”, – hipotezohet se kishte thënë mbrojtësi francez.

Megjithatë, vetë Koundé ka reaguar menjëherë, duke mohuar kategorikisht ta ketë thënë një gjë të tillë. “Të trillosh komente dhe të tregosh histori është diçka, por kjo nuk është gazetari, – shkroi ai në rrjetet sociale. – Të shpërndash informacione pa u siguruar për vërtetësinë e tyre nuk është gazetari. Tani mund ta shpërndani këtë postim, nëse doni”.

Koundé, një nga lojtarët më të përdorur nga Flick këtë sezon, u dëmtua në kofshën e majtë gjatë ndeshjes së parë gjysmëfinale ndaj Interit. Ai vuan nga një dëmtim në bicepsin femoral të kofshës së majtë dhe rrezikon të humbasë pjesën e mbetur të sezonit, përfshirë edhe “El Clasico” vendimtare për titullin në La Liga, që do të luhet këtë të diel.



Read it all at Bota Sot