Unitedi mund të shpenzojë 60 milionë euro për pozitën e portierit

- Bota Sot

Unitedi mund të shpenzojë 60 milionë euro për pozitën e portierit

Gianluigi Donnarumma po kalon një moment të shkëlqyer në karrierën e tij si portier i Paris Saint-Germain.

Në moshën 26-vjeçare, portieri italian është kthyer në një nga më të mirët në Europë falë pritjeve vendimtare dhe vazhdimësisë që i ka dhënë siguri mbrojtjes së PSG-së.

Megjithatë, e ardhmja e tij në “Parc des Princes” është e paqartë, pasi kontrata i skadon në vitin 2026 dhe bisedimet për rinovim deri tani nuk kanë pasur sukses.

Ndërkohë, situata e tij kontraktuale ka zgjuar interesin e disa prej klubeve më të mëdha në kontinent, të cilat janë gati të hidhen në sulm nëse ai nuk rinovon.

Donnarumma përfaqëson jo vetëm të tashmen, por edhe të ardhmen e një pozicioni që vlerësohet gjithnjë e më shumë në treg. Rinia e tij, e kombinuar me përvojën në nivelet më të larta, e bëjnë një aset shumë të kërkuar.

Një nga ekipet që po e ndjek nga afër portierin italian është Manchester United.

“Djajtë e Kuq” kanë pasur vështirësi për të gjetur stabilitetin e dëshiruar në portë që pas largimit të David de Gea, ndërsa André Onana nuk ka bindur plotësisht me paraqitjet e tij.

Drejtuesit sportivë të United e shohin Donnarumman si një mundësi në treg dhe janë të gatshëm të ofrojnë rreth 60 milionë euro për ta marrë atë.

Për momentin, PSG nuk ka dhënë sinjale për shitje, por interesi në rritje nga Manchester United dhe klube të tjera mund të përshpejtojë ngjarjet.

Nëse kampionët francezë nuk arrijnë të rinovojnë me portierin e tyre kryesor, merkatoja e verës mund të jetë vendimtare për të ardhmen e tij.

Donnarumma, me një karrierë tashmë të konsoliduar dhe shumë hapësirë për t’u rritur, mund të përballet me një sfidë të re larg Ligue 1.



Read it all at Bota Sot