Lorenzo Pellegrini mbyll para kohe sezonin

- Bota Sot

Lorenzo Pellegrini mbyll para kohe sezonin

Gjatë seancës stërvitore të enjten, më 8 prill, kapiteni i Romës u ndal për shkak të një problemi serioz muskulor, dhe nga ekzaminimet e para nuk vijnë lajme të mira: është prekur tendina, me ç’rast sezoni i mesfushorit përfundon këtu, dhe ai do të detyrohet të mungojë për rreth dy muaj.

Sipas gazetës “gazzette.it”, kjo periudhë mungese nuk kërcënon vetëm fundin e kampionatit, por mund ta detyrojë edhe të kryejë një ndërhyrje kirurgjikale, ashtu si ndodhi pak javë më parë me Paulo Dybalën.

Në ditët në vijim do të përcaktohet nëse do të ndiqet një terapi konservatore apo do të operohet.

Për Pellegrinin, ky nuk ishte një sezon me fat: goli i tij i fundit në kampionat ishte më 26 janar kundër Udineses, periudhë kur rifilluan edhe zërat e merkatos për largimin e tij nga Roma.

Më pas ai u përjashtua disa herë nga formacioni titullar dhe përjetoi probleme të tjera fizike.

Kundër Interit dhe Fiorentinës, në dy ndeshjet e fundit të Serisë A, ai e nisi si titullar, por u zëvendësua gjatë ndeshjes.

Akoma nuk dihet nëse paraqitja ndaj Fiorentinës do të mbetet ndeshja e fundit me fanellën “verdhekuqe” dhe nëse skadenca e kontratës në 2026 do ta çojë larg kryeqytetit në verë.

E vetmja e sigurt është se Pellegrini do të ndjekë nga stoli sfidat me Atalantën, Milanin dhe Torinon në garën finale të Romës së Ranierit për një vend në Champions League.



Read it all at Bota Sot