Real Madrid heq dorë nga Saliba

- Bota Sot

Real Madrid heq dorë nga Saliba

Tashmë dihet që Real Madrid po kërkon të forcojë qendërën e mbrojtjes për sezonin e ardhshëm. Emrat që janë përfolu deri tani janë William Saliba dhe Dean Hujisen, por së fundmi mediat spanjolle raportojnë se klubi madrilen po ndjek një tjetër pistë.

Emri i parë në listën e merkatos së verës për repartin e mbrojtjes është ai i Alessandro Bastoni-t. 26-vjeçari ka arritur pjekurinë e plotë në karrierë dhe tashmë konsiderohet si qendërmbrojtësi më i mirë në botë. Perfomancat e tij këtë sezon dhe jo vetëm, kanë qenë të një niveli të lartë dhe është padyshim një nga pikat kyçe për arritjen e Interit në finalen e Champions League.

Nuk është hera e parë që emri i Bastonit është lidhur me “Los Blancos”, por këtë herë ka një atmosferë të ndryshme dhe interesi është më i lartë se herët e tjera. Sipas DefensaCentral, Interi nuk është i gatshëm ta lërë të lirë për më pak se 100 milionë euro qendërmbrojtësin italian, një shifër shumë e lartë për një mbrojtës, megjithëse e justifikuar nga performanca dhe niveli që ka treguar.

Po sipas raportimit në fjalë, përveç Bastoni-t, drejtuesit e Realit po ndjekin me shumë vëmendje dhe Dean Hujisen, të cilin e shohin si një investim afatgjatë për repartin e mbrojtjes, duke ditur moshën e tij të re, ndërsa pista Sliba duket sikur ka rënë dhe nuk është më në prioritetet e klubit madrilen.



Read it all at Bota Sot