Leverkusen hedh menjëherë sytë nga Fabregas

- Bota Sot

Leverkusen hedh menjëherë sytë nga Fabregas

Xabi Alonso ka vendosur t’i japë lamtumirën Bayer Leverkusen në fund të këtij sezoni, pasi arriti ta çonte skuadrën në majë e futbollit gjerman dhe t’i jepte titullin kampion një vit më parë, ndërsa në atë aktual mbetej një kërcënim real për Bayern Mynih.

Teknikun spanjoll e pret krahëhapur Real Madrid pas largimit të Ançelotit, ndërsa klubi gjerman ka nisur gjithashtu kërkimin për një trajner të ri.

Në Gjermani janë të bindur se një tjetër trajner spanjoll është emri i preferuar i drejtuesve dhe e përditshmja sportive spanjolle ”Marca” e konfirmon.

Bëhet fjalë për Cesk Fabregas, një nga zbulimet e mëdha të futbollit në Itali në drejtimin e Comos.

Fabregas ia doli të ngjitë këtë ekip në Serinë A dhe në këtë vit, i siguroi qetësisht mesin e tabelës, duke dhuruar një futboll mjaft argëtues e duke arritur rezultate edhe ndaj skuadrave më të mëdha në Itali.

Trajneri ka shprehur vazhdimisht dëshirën që të vazhdojë të drejtojë Comon, një klub me shumë ambicie.

Por Leverkuseni i jep mundësinë që të ketë menjëherë në dorë një skuadër konkurruese për trofe madhorë, që mund ta tundojnë Fabregas që të bëjë që tani një lëvizje të rëndësishme në karrierë.



Read it all at Bota Sot