Ermir Rashica po kalon një pjesë të dytë sezoni mjaft të mirë pas largimit nga Skënderbeu.
Ylli i Kombëtares së Shpresave ka arritur edhe ditën e sotme të gjejë rrugën e rrjetës.
Sulmuesi 21-vjeçar ka realizuar gol me ekipin e Metalist përballë Bukovyna në transfertë. Rashica arriti të shënojë golin e dytë dhe të përmbysjes ndaj kundërshtarëve në fundin e pjesës së parë.
Metalist nisi një kundërsulm brilant, në të cilin Rashica hodhi “firmën” e fundit duke çuar topin në fund të rrjetës.
Goli i sotëm ishte i treti për shqiptarin në 6 ndeshje të kampionatit ukrainas, ku ka asistuar dhe tre herë.