Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka qenë së fundi në një konferencë shtyp.
Atë e pret një ndeshje vendimtare, pasi që në rast të fitores mbesin ende në garë për titull dhe ngushton diferencën në 1 pikë.
Për Ancelottin mund të jetë edhe “El Clasico” e fundit, pasi që pritet të largohet nga Reali në fund të këtij sezoni.
Italiani, në këtë konferencë thumboi Barcelonën, pasi që këta të fundit nuk do të jenë në Botërorin e Klubeve.
“Ky është El Clasico i fundit i sezonit sepse Barcelona nuk do të jetë në Botërorin e Klubeve, tha Ancelotti.
Kujtojmë se ndeshja do të zhvillohet nesër, në orën 16:15.